Dënohen shqiptarët që drejtonin rrjetin e shpërndarjes së drogës në Manchester

Një prej rrjeteve më të fuqishme të shpërndarjes së drogës në Greater Manchester, në Britaninë e Madhe, drejtohej nga disa Shqiptarë.

Dy prej tyre, Artur Ruko, 34 vjeç dhe Hajri Merkaj, 32 vjeç u arrestuan nga policia dhe u shpallën fajtorë nga gjykata. Autoritetet britanike thanë se dy shqiptarët drejtonin një grup të organizuar mirë të shpërndarjes së kokainës. Vetëm Ruko mendohet se kishte fituar 100 mijë paund nga shitja e drogës në sasi të vogla në më pak se 6 muaj.

Ai mbante dokumenta të falsifikuara greke dhe italiane. Policia i gjeti edhe një faturë prej 16 mijë paundësh që ai kishte transferuar në Shqipëri. Merkaj u pikas pranë makinës së Rukajt dhe vrapoi kur policia iu afrua. Por ai u gjet i fshehur në dhomat e kondicionerëve të një hoteli. Atij iu gjetën 24 doza kokainë me vete. Ruko u dënua me 4 vjet burg, ndërsa Merkaj me 3 vjet e 7 muaj, transmeton Lapsi.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button