Paraqitja në shqip e deputetit Paunovski, Zyberi: Mesazh perspektiv për të ardhmen

Gjatë një debati të djeshëm në Parlament midis nënkryetarit Rafiz Haliti dhe deputetit të Lidhjes Social-Demokrate, Stojko Paunovski, ky i fundit iu drejtua të parit me disa fjalë në gjuhën shqipe. Me gjasë, i nxitur nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili i sugjeroi Alitit që të mos e priste Paunovskin që t’i vë kufjet sepse ai fliste shqip, njofton televizioni 21.

Analisti Naser Zyberi, i cili ka qenë deputet në përbërjet e para të Parlamentit, e sheh këtë si një mundësi dhe perspektivë për të ardhmen e shtetit multietnik. Sipas tij, vite më parë as që paramendohej se mund të flitet ndryshe veç maqedonishtes.

“Është një moment i ri, mund të jetë krejt gjest kurtuazie por vet guximi që të flet në foltoren e parlamentit të ma  Maqedonisë një maqedonas në gjuhën shqipe, është një kualitet i ri i cili nëse kuptohet drejt mund të jetë mesazh perspektiv për ardhmërinë e këtij vendi. Kuptohet që në të kaluarën as që ka mund të supozohet se mund të vijë deri tek një paraqitje në gjuhën shqipe e një maqedonasi madje as e deputetëve shqiptarë”, tha ai.

“Maqedonia ka nevojë për një interkomunikim ndëretnik në të gjitha shkallët edhe të pushtetit dhe politikës por edhe në mes të qytetarëve”, tha Naser Zyberi, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button