Sherri me Flori Mumajesin, Albi Nako: Stine nuk është mirë emocionalisht

Pas konfliktit me Flori Mumajesin, u përfol se Stine do të tërhiqej nga spektakli “Dance With Me”, megjithatë shfaqja e tij në spektaklin e së hënës i rrëzoi këto zëra.

Koreografi i “Dance With Me”, njëkohësisht edhe kryetari i jurisë, Albi Nako ka treguar për treguar për suplementin ‘Bluetook’ se Stine vazhdon të jetë i impenjuar dhe të marrë pjesë normalisht në prova, ndërsa tregon edhe se si është gjendja emocionale e tij. “Stine vazhdon provat normalisht. Emocionalisht nuk është shumë mirë nga ajo që ka ndodhur, është pak i trazuar, por nuk është tërhequr. Tashmë edhe gjysmëfinalja dhe finalja ka mbetur dhe Stine vazhdon të jetë i impenjuar si përherë”, ka thënë Albi Nako.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button