Dacic nuk është pop, Qeveria s’mundi ta ndalë atë

Veprimtari Adem Demaçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta ndalojë vizitën e Kryeministrit serb Ivica Dacic, në Kosovë.

Në një intervistë për Epokën e Re, Demaçi ka thënë se kjo qeveri është e lidhur me këmbë e duar nga Europa.

Pavarësisht se është thënë që vizita e Daçiçit do të ketë karakter fetar, Demaçi mendon të kundërtën.

“O lëreni atë punë, se Daçiqi për politikë po vjen në Kosovë. Ai pop nuk është. Kurrfarë feste fetare nuk ka në Kosovë të shtunën”, është shprehur Demaçi.

Ai ka thënë se Serbia është duke tentuar të krijojë një “Republika Srpska” në Kosovë e këtë, sipas tij, mund ta ndaloj vetëm kanceralja Angela Merkel.

Lajme të ngjashme

Back to top button