Bardhi me Ujpestin dimrin e kalojnë si nënkampion (Video)

Ka vazhduar seria e fitoreve e skuadrës së Ujpest, ku po luan futbollisti shkupjan, Enis Bardhi, duke e fituar derbin e javës me liderin e tabelës, Ferencvaros edhe atë duke i marrë tri pikë në fushë mysafire.

Edhe në këtë ndeshje ka shkëlqyer Messi shqiptar, Enis Bardhi, i cili ka luajtur përplot 90 minuta, por duke u zëvendësuar faktikisht në kohën shtesë nga trajneri për të fituar në kohë.

Enis Bardhi i pandalshëm nga futbollistët e Ferencvaros
Enis Bardhi i pandalshëm nga futbollistët e Ferencvaros

Derbi i fituar ka bërë që skuadra e Enis Bardhit tani të ngjitet në pozitën e dytë dhe të përfundojë sezonin vjeshtor si nënkapione e Hungarisë, që është një arritje e madhe.

Ujpest e ka fituar këtë ndeshje me fitore minimale 1:0 me golin e shënuan nga  Mbaye Diagne. Kampionati i Hungarisë sezonin pranveror e fillon në muajin shkurt të vitit 2016, ndërsa Ujpest e fillon gjysmë sezonin në shtëpi të saj duke luajtur një derbi tjetër kur do të përballet me ekipin e tretë Videoton, që ka vetëm një pikë më pak. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button