Gruevski: LSDM-ja nuk është e gatshme për t’u përballur me VMRO-DPMNE-në

Kryeministri Nikolla Gruevski akuzon LSDM-në për tentim për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parapara për në 24 prill të vitit të ardhshëm, njofton Alsat M.

“Ata e dinë shumë mirë se do t’i humbin zgjedhjet dhe kjo është klithma e fundit e LSDM-së se si të gjendet një zgjedhje për t’u shtyrë zgjedhjet. Shikoni se çfarë ndodhi në grupin e punës. Është nevoja për tre ekspertë që politikisht do të ishin neutral, dy maqedonas dhe një shqiptar. Pas shumë mundimeve dhe ndryshime të qëndrimeve të LSDM-së ata propozuan dy maqedonas që VMRO i pranoi dhe e mbyllëm kapitullin me maqedonasit. Por ata u gjendën të papërgatitur, kërkonin se si ta shtyjnë marrëveshjen për kompletimin e anëtarëve të KSHZ-së, u kapën me përfaqësuesin që partitë shqiptare e propozuan bashkërisht dhe e shpallën si VMRO-ist”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button