Lubonja: Rama, kryeministri më i urryer që pas rënies së komunizmit

Fatos Lubonja ka analizuar protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor.  Ai thotë se dhuna ishte në fakt një shfryrje e njerëzve ndaj dhunës kryeministrore, dhunës policore, dhunës tatimore dhe dhunës mediatike që i ka lodhur ata.

Sipas Lubonjës, Rama është kthyer në njeriun më të urryer të oligarkisë. Ai shkruan për Panoramën, se nëse nuk do të ishte frika se në pushtet mund të vijë Berisha, protesta e 8 dhjetorit do të ishte më e madhe dhe do ta rrëzonte Ramën.

“Sipas gjykimit tim, pikërisht fakti se shumë nga njerëzit e zhgënjyer që po mbarsen me urrejtje nuk e ndiejnë të dalin në shesh për të sjellë edhe një herë në pushtet Sali Berishën dhe të tijtë, për të grabitur bashkë me të njëjtët oligarkë që dje grabisnin me Berishën dhe sot me Ramën; mendimi se qeveria teknike që kërkon PD-ja, si shkallë për të riardhur në pushtet, do të ishte si ajo e Bashkim Finos në vitin ’97, që e lëshoi Shqipërinë në kaos, janë fati i Edi Ramës”.

“Sepse, sikur të dilte sot një opozitë që vërtet të frymëzonte besimin se do të rrëzonte regjimin oligarkik, kleptokratik të instaluar në Shqipëri, që e denoncoi Basha në fjalim (pasi e ndërtoi për tetë vjet edhe vetë), dhe i të cilit sot Rama po bëhet përfaqësuesi më i urryer, jam i sigurtë se ajo që do të mund të ndodhte në shesh në 25-vjetorin e lëvizjes së dhjetorit nuk do të ishte thjesht gërvishtja e një bunkeri dhe thyerja e disa xhamave, por do të ishte vërtet e proporcioneve të asaj lëvizje që nuk i pa shqiptarët të ndarë siç janë sot, por thuajse të gjithë bashkë për të rrëzuar një regjim të urryer”, shkruan Lubonja.

Sipas tij, urrejtja për këtë qeveri është më e madhja, që prej rënies së komunizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button