Statusi i gjuhës shqipe në RM

Miq të dashur, Për përdorimin e gjuhës shqipe në pajtim me dispozitat ligjore pozitive, duhet të kontribuojmë të gjithë gjatë procedimeve për arritjen dhe realizimin e të drejtave dhe obligimeve gjatë komunikimit me institucionet shtetërore. Por përfaqësuesit politik janë ato që moti është dashur dhe akoma duhet të angazhohen që të krijohen kushte nëpër institucione për zbatimin e gjuhës shqipe në praktikë.

Zbatimi i gjuhës as për së afërmi nuk kënaq përmbushjen e normave të parapara as me ligjin pozitiv. Realisht thënë ky zbatim nuk gjeti dritë të mjaftueshme as në dikasteret ku kanë udhëhequr dhe akoma udhëheqin shqiptarë. Po të kuptohet zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës është obligim ligjor e kushtetues pavarësisht se kush kryeson me dikasterin apo qeverinë, maqedonasit apo shqiptarët. Plotësisht është e qartë se edhe përfaqësuesit e BDI-së thonë se nuk është në nivel zbatimi i këtyre normave pozitive dhe se edhe për ata ky ligj nuk e përmbush barazinë në aspektin e politikave të gjuhësisë, por hipokrizia te këta qëndron se këtë e justifikojnë me mospasjen e VULLNETIT politik të palës tjetër për interpretim siç duhet të jetë.

E pra, është punë ashiqare se vullnetin politik të frontmenit negociatorë Sasho Mijallkov që ka përfaqësuar dhe akoma përfaqëson si negociatorë ky personazh, Musa Xhaferi, Fatmir Besimi etj. nuk mund ta bëjnë që ai far vullneti i tij dhe i partisë së tij[ë për disa çështje edhe të ndryshoje, arsyet dihen ata janë të kapur me presh në dorë. E dyta, pa dyshim se duhet ndërhyrë në kushtetutë në disa aspekte për ndryshimin e sajë sepse këtë vullnetpolitik kjo brendi e kushtetutës nuk arriti ta sfidojë. Pra ky gjeneratorë duhet RIPARUAR, fundja edhe çfarë do lloj ridefinimi, reformatimi apo shtetformësie patjetër duhet të startojë me këtë riparim kushtimisht thënë. Tani konfuziteti qëndron se neni 7 (amandmamenti V) interpretohet në mënyrë rigide nga pala maqedonase dhe ky nen detyrimisht kërkon përmbajtje më të qartë dhe precize, sepse zbrazëtira në këtë nen është bërë me mjeshtri.

Hipokrizia tjetër tek BDI qëndron në atë se këtë ,,arritje,, e plason si diçka shumë të madhe dhe historike. Ju lutem,Ligjet kanë qenë të publikuara edhe në gjuhën shqipe bile vetëm në gjuhën shqipe në ekzemplarë të gazetave zyrtare vetëm në gjuhën shqipe edhe prej 1974 ndaçi ato federative ndaçi ato gazeta zyrtare të Maqedonisë socialiste. Në aspektin e mënyrës dhe teknikës së të shkruarit të ligjeve, gjuha shqipe që nga 1974 shumë në mënyrë më decide se tani edhe pas 2001 ka qenë e precizuar me status të barabartë zyrtarë, por, edhe atëherë edhe sot në praktikë ajo nuk ka gjetur zbatimin e duhur.

Andaj shitja e avancimit në këtë sferë është hipokrizi, mbase edhe kushtetuta edhe ligji ka frymë retrograde edhe me të kaluarën. Janë gjëra shumë të qarta, nuk duhet kush e di se çfarë debatesh, aktualisht , establishmenti maqedonas edhe për kundër paragrafit (1) dhe (2) të amandementit (V) gjuhën shqipe nuk e llogaritë si gjuhë e dytë PO ASHTU ZYRTARE në tërë territorin, dhe në fakt sipas normave ligjore aktualisht gjuha shqipe është vetëm në përdorim zyrtarë edhe atë as për së afërmi mjaftueshëm. Dhe mirë e kishte një profesor i nderuar se vetëm PËRKTHIM nuk do të thotë zyrtarizim.

P.s. (Një qasje krejtësisht ad hoc)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button