BE-ja vendos në listën e zezë kompaninë ajrore të Irakut

Njoftohet se Bashkimi Evropian për shkak se nuk përmbush kushtet e sigurisë së fluturimit ka vendosur në listën e zezë kompaninë ajrore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen zyrtare të BE-së thuhet se “sipas përditësimeve të fundit të bëra në listën sigurisë së fluturime të Aviacionit Civil të BE-së, kompania ajrore e Irakut për arsye se nuk ofron kushtet e sigurisë së fluturimeve sipas zbatimeve brenda Bashkimit Evropian është vendosur në lisën e ndalimeve të fluturimeve brenda unionit”.

Ish-zëvendësministri i Transportit të Irakut, Bankin Rikani në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se vendosja e kompanisë ajrore të Irakut në listën e ndalimeve do të sjellë dëme të mëdha ekonomike për vendin.

Rikani duke e cilësuar si “negative” këtë vendim të BE-së u shpreh se “vendimi do të sjellë dëme edhe për ekonominë e Irakut, por edhe do të ndikojë negativisht në imazhin e kompanisë ajrore të vendit e cila ka një të kaluar 70 vjeçare”.

Duke vënë në dukje se kompania ajrore e Irakut që nga krijimi i saj nuk ka marrë ndalime të fluturimit për arsye teknike Rikani u shpreh më tej se: “Kompania ka avionë të zhvilluar dhe modernë me një vlerë 1.5 miliardë dollarë. Vendosja e kompanisë në listën e zezë të BE-së mund të jete shkak që edhe vendet e tjera të marrin një vendim të tillë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button