Shitja e iluzioneve si lajme

[Recension: Pas fiaskos së emisionit “Kontravesti” – zënkë në opozitë për paratë e huaja për projektin e pasuksesshëm]

Lucide dhe e qartë është reçeta e lexuesit të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, sipas të cilës është përgatitur përmbajtja mediatike që ai na e propozon për recension: “Niseni nga një insinuatë që ka të bëjë me ndonjë ngjarje ose personalitet, e pastaj asaj insinuate i shtoni  ndonjë ngjarje që nuk ka lidhje me insinuatën, mirëpo e vendosur në atë kornizë krijon iluzion se ka argumente për iluzionin”.

Problemi qëndron në atë se, çkado që t’i bëni iluzionit, ai mbetet iluzion, gjegjësisht e pavërtetë, sepse në bazë të definicionit, iluzioni është:

“Diçka që duket ndryshe nga ajo që është në të vërtetë, gjegjësisht diçka që është e rrjeshme ose joreale, mirëpo që duket sikur është e vërtetë dhe reale”. (Merriam Webster Dictionary)

12072015-Kurir-KontravestiLinku deri te artikulli origjinal: Pas fiaskos së emisionit “Kontravesti” – zënkë në opozitë për paratë e huaja për projektin e pasuksesshëm

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2015

Data e recensionit: 07.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

DEKONSTRUIM I ILUZIONIT

Kjo recepturë për dekonstruimin e iluzionit që e krijon ky tekst se është i vërtetë, ka pjesë të dytë që duhet iluzionit t’i japë argumente, që paraqet kontradiktë, për shkak se iluzionet nuk kanë argumente.

Mirëpo, për nevojat e recensionit, duhet të theksojmë se në këtë rast si argumente janë marrë një sërë komentesh në rrjetet sociale, që kanë të bëjnë me përmbajtjen e emisionit televiziv, i cili shpallet si projekt i pasuksesshëm dhe për shkak të të cilit paska pasur zënkë në opozitë.

Si e para, është shumë problematike që të renditni komente të motivuara nga emisioni dhe nga kjo të shpallni njl sistem, gjegjësisht se kjo është një shprehje e artikuluar e pakënaqësisë së opozitës.

Si e dyta, si ka mundësi që një medie që pretendon të jetë portal referent, të barazojë njerëz nga publiku me opozitën?

Përveç kësaj, është shumë manipuluese që të krijoni screenshot-e dhe pastaj ato t’i ngjitni në një përmbajtje që është absolutisht jonatyrore.

Aq më tepër, është shumë herët që një projekt mediatik të shpallet i pasuksesshëm pas edicionit të tij të dytë, gjegjësisht në fillim të tij.

Ky është një tekst për të cilin është absolutisht e qartë se është politikisht i anshëm, i cili ka për qëllim të vetëm, në bazë të definicionit për insinuatën, që të derogojë, të ofendojë në mënyrë indirekte.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button