Berisha: Ngrihuni në këmbë, Rama duhet “qëruar” sa më parë

Ish Kryeministri Sali Berisha, siç dhe pritej, ka mbajtur një fjalim në 25 vjetorin e themelimit të PD-së, nga ku u ka kërkuar shqiptarëve që të ngrihen në këmbë “për të shporrur” nga qeveria mazhorancën e majtë. Berisha tha se pas 25 vitesh, ashkush nuk do të mendote se një qeverisje diktatoriale do të rishfaqej sërish në Shqipëri. Ish kreu i PD, i bëri thirrje çdo qytetari, që të mendojë për të gjitha format e mosbindjes civile paqësore, si mënyrën për të larguar nga pushteti, atë që Berisha e cilësoi klika e krimit të organizuar.

“Ne mblidhemi sot, pasi, me besimin tonë të palëkundur tek vota e lirë, liria dhe vlerat e saj, vlerësuam dhe respektuam plotësisht votë e shqiptarëve, proceduam me një transferim të rregullt të pushtetit,por ne nuk e dinim, se liritë e shqiptarëve dhe se gjëndja e tyre do të rrokullisej si në kohërat më të zeza të shqipërisë brenda dy viteve.

Ata që erdhën në pushtet shndërruan qeverinë e shqiptarëve në një organizatë kriminale. Ata përdorën votën e shqiptarëve për të vjedhur, për të përvetësuar, për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, për të dhunuar e rrënuar votën e tyre.

Një “kushtrim” vjen nga thellësitë e qënies sonë, një apel drejt guximit tuaj, e unë ju them juve që guximi juaj sot është 100 herë më  madh sesa guximi në vitet 90.

Ndaj dhe bindja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit që na kërkon koha, ky vrasës i shpresës duhet të marrë sa më shpejt atë që meriton, fundin, Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike sa më parë.

Edhe një herë ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj, secilin prej jush cdo shqiptar, cdo demokrat,të mendojë për të gjitha format e mosbindjes civile paqësore, për të qëruar sa më parë këtë klikë që po largon nga Shqipëria qindra mijëra të rinj, që po shkreton këtë vend, që po i vdes njerëzit nëpër burgje, që po ndërton përsëri parajsën e koministëve dhe etërve të tyre shpirtërore.

Në këmbë, në këmbë, në këmbë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!- bëri thirrje ish kryeministri.

Duke bërë një retrospektivë të këtyre 25 viteve, ish kryeministri Berisha e quajti veten me fat dhe të lindur si me “këshishë” që ka qenë njëri prej demokratëve dhe personave që kanë marrë pjesë në lëvizjen studentore.

“Unë dua të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjne më të thellë, para veprës së Azem Hajdarit, studentëve liberatorë, intelektualëve dhe qytetarëve te Tiranës, që 25 vite më parë nxorrën vendin nga barbaria më e egër, dhe themeluan me guximin e tyre në kufinjtë e legjendës, Partinë Demokratike, si të vetmen parti demokratike.

Azem ti je gjallë!

Miqte e mi, gjatë këtyre 25 viteve, dofta , mijëra e mijëra herë i kam thënë vetes se kam lindur me fat, kam linfur me këshimë sepse isha njëri prej jush, dhe ne së bashku, Shqipërinë e ngritëm në rrugën e lirisë, e hapëm drejt Europës, vendosëm liritë dhe të drejtat njerëzore.

Dua tju garantoj se do vazhdoj përpjkejet e mia, gjithë jetën time, për ndërtimin e idealeve në të cialt ne besojmë.” -tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button