Meta: Nuk shoh njeri të lumtur me buxhetin, por do ta votojmë

Edhe pse ka rënë dakord për votimin e buxhetit të vitit 2016, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se nuk sheh njeri që të jetë i kënaqur nga drafti. Megjithatë, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Fakultetit Ekonomik, ai e vlerësoi atë si një faktor që do të sjellë rritje ekonomike në vend dhe do të kontribuojë në uljen e borxhit.

Kryetari i Kuvendit tha gjithashtu se duhen marrë në konsideratë këshillat e agjencisë se aftësive kredituese, “Moody’s” lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë vendi në drejtim të uljes së borxhit, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button