Ja çfarë duhet të hani ku ndjeheni të uritur, pa e tepruar me ushqim

Këto janë disa nga ushqimet, që me një sasi të vogël ju ngopin dhe ju ushqejnë shëndetshëm.
Të gjithë e dinë ndjenjën, kur hanë drekë apo darkë, por ende ndjenë uri. Ngrënia e një shujte tjetër, ndikon shumë në vijën e trupit, që mbahet me aq mund.
Por, çfarë të bëhet me këtë uri, që ka nisur të ju dridhen duart dhe këmbët.
Këto janë disa nga ushqimet, që me një sasi të vogël ju ngopin dhe ju ushqejnë shëndetshëm:
▪ Një grusht me bajame – janë të mbushura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, si dhe i ndihmojnë shumë tenit të fytyrës.
▪ Çokollatë të zezë (nga disa katrorë që kanë 75-80 për qind kakao) është një burim i fortë i antioksidantëve.
▪ Një grusht bishtaja – janë të mbushura me proteina dhe fibra.
▪ Gjysmë pjepri – është i mbushur me antioksidant dhe anti-inflamator.
▪ Një vezë e zier shumë për proteina.
▪ Nga një selino apo trangull – janë të mbushura me 95 për qind ujë dhe janë të përkryera për dehidratim.
Sidoqoftë, këto ushqime mund t’i përdorni vetëm një herë në ditë dhe vetëm njërën prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button