Ushqimet që ju ndihmojnë të lini duhanin

Karamelet, perimet, agrumet, qumështi…Këto janë disa por nuk janë ushqimet e vetme që ndihmojnë në luftën tonë të përditshme për të lënë duhanin.

Edhe pse ndonjëherë mund të duket e pamundur, lënia e duhaanit, bëhet më e thjeshtë duke i kushtuar vëmendje gjërave me të cilat ushqehesh. Për shembull, në një darkë me mish e verë të kuqe, e dimë që nuk është fare e thjeshtë, sikurse nuk është e thjeshtë të mos tymosësh përpara çdo pije, që nga kafeja e mëngjesit e deri te koktejlet e mbrëmjes. Megjithatë, ekzistojnë ushqime që e bëjnë më të lehtë lënien e duhanit. Por, kemi lajme shumë të mira, panetonia është një ndër to!

Të konsumuarit ngadalë të panetones, bën të kalojë dëshira për të pirë duhan. Agrumet, për shkak të aciditetit, bëjnë të mos kesh më dëshirë për duhan. Të mjafton vitamina C. Qumështi bën që shija e cigares të të duket e hidhur prandaj, e mban larg për pak kohë; kosi gjithashtu. Krakersat apo frutat e thata, duke zënë edhe kohën edhe mendjen, mund të ndihmojnë të mos mendosh për cigaren. Çamçakëzi, bashkë me aromën e freskët, do të pengojë të pish duhan. Provojini këto truke, ndihmoni veten!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button