Daçiç mbërrin në Kosovë

Kryeministei serb, Ivica Daçiç ka arritur pak pas mesdite në kufirin në Merdar. Vizita e tij në Kosovë po shoqërohet me masa të rrepta sigurie.

Eskorta që shoqëron kreun e qeverisë serbe është nisur drejtë Graçanicës.

Forca të shumta të policisë janë verejtur në disa rrugë të Kosovës ku pritet të kalojë eskorta e kryeministrit serb Ivica Daçiç i cili pritet të vizitojë manastirin e Graçanicës.

Përveç policisë në rrugë janë verejtur makina me persona civilë dhe të forcave të KFOR-it që janë duke lëvizur në dy anë e rrugës.

Serbët e Graçanicës thonë se e mirëpresin ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës sot rreth orës 13:00. Ata shpresojnë për një jetë më të mirë dhe presin përkrahje dhe mbështetje.

Lajme të ngjashme

Back to top button