Mustafa: 2015-shi, vit i vendimeve të mëdha për Kosovën

Në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Ekonomisë të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se viti që po lëmë pas ishte vit i vendimeve të mëdha dhe ndryshimeve në Kosovë.

Kryeministri vlerësoi se nënshkrimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Qeverisë së Kosovës ka vënë themelet e perspektivës evropiane të Kosovës, transmeton Koha.net

“MSA do të mundësojë që bizneset tona të kenë qasje në një treg shumë më të madh, krejtësisht tjetër që kemi pasur deri tani, prej 500 milionë konsumatorëve”, tha Mustafa

“Viti që po përmbyllim i vendimeve të mëdha dhe i ndryshimeve në Kosovë, i krijimit të ambienteve të biznesit, vit i nënshkrimit të MSA-së me BE-në. Këtë vit do të të shënojmë rritje ekonomike, që në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e lartë dhe do të mundësojë gjenerim të vendeve të punës”, tha Mustafa

Ai tha se pakoja e re fiskale që u implementua në shtator të këtij viti ka dhënë rezultate konkrete ekonomike duke shtuar se më shumë efekte priten në të ardhmen. Po ashtu, sipas Mustafës Qeveria e Kosovës përmes këtyre reformav e ia ka dalë të arrijë stabilitet ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button