“Vila Zora” fitoi çmimin për të drejtat e njeriut nga ambasada e Francës
Ambasadorja e Francës Lorens Oer, tha se këtë vit kanë vendosur që çmimin për të drejtat e njeriut t’i ndajnë që të ketë mjedis të shëndetshëm dhe rreth të shëndetshëm.
Rolin që bënë “Vila Zora” është studimi dhe informimi për ndotjen e tokës nga metalet e rënd, por edh gjithashtu përpiqen ta zgjidhin problemin. Çmimin e ndajmë sepse përveç qasjes shkencore që kanë, ata vazhdimisht informojnë qytetarët për pasojat nga ndotja- tha Oer.
Nenad Kociq, duke u falënderuar për çmimin, tha se përgjegjësia e tyre si shoqatë joqeveritare është që të luftojnë për të mirën e popullit, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë global.
Këto vite luftonim me ndotjen e tokës, e cila është e kontaminuar me metale të rënda që ndikon në cilësinë e jetës së banorëve të Veleist- tha Kociq.
“Vila Zora” është shoqatë ekologjike e cila realizon aktivitet për përfshirjen e qytetarëve dhe njohjen e tyre me pasojat shëndetësore nga ndotja e tokës në Veles. Ata mbajnë trajnime, ligjërata nëpër shkolla dhe biseda me ekspertët e duhur nga fusha e shëndetësisë dhe ekologjisë për tema konkrete që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.
“Vila Zora”, gjithashtu punon në promovimin e dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit, që të përmirësohet cilësia dhe kushtet e jetës.