Mirditë, vdes e moshuara që kishte një muaj pa drita

E moshuara nga 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike është ndarë sot nga jeta.

mirdite-100-vjecarjaBarbulla Pepa, e cila rreth një muaj e gjysmë më parë i bëri apel qeverisë që t’i rilidhte energjinë e elektrike nuk mundi ta përballonte dot këtë dimër të ftohtë, krejt e vetme.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarës. të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda, banesës, që vetëm emrin kishte të tillë.

Apeli i 91-vjeçares, e cila jetonte e vetmuar nuk e mori vëmendjen e institucioneve, të cilat heshtën përballë varfërisë së saj, duke mos i dhënë asnjë ndihmë.

Madje, organet kompetente u kujtuan vetëm për t’i ndërprerë lidhjen e energjisë elektrike, duke e lënë muaj të tërë të moshuarën në terr.

Kanë qenë vetëm qytetarë të thjeshte të cilët u sensibilizuan, pas publikimit të rastit në media, duke e ndihmuar 91-vjeçaren që të paguante detyrimet në OSHEE.

Duke qenë se jetonte e vetme, janë fqinjët ata që kanë hapur dyert e mortit për nënë Barbullën.

Ajo u shua duke marrë me vete vuajtjet, skamjen, vetminë dhe braktisjen e institucioneve shtetërore. Ajo ka lënë pas dashurinë dhe respektin për njerëzit që iu gjendën në ditët e territ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button