Donika, nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, është liruar nga paraburgimi duke iu caktuar masa e arrestit shtëpiak në vend të asaj për të qëndruar në Lipjan.

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i saj, Arianit Koci dhe ka ndryshuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Avokati i Kadaj-Bujupit, Arianit Koci, i cili tha se ndonëse nuk ka parë vendimi është njoftuar se kërkesa e tij është aprovuar.

Ndryshe deputetja është raportuar se ditëve të fundit është helmuar me ushqim në qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe se ditëve të fundit ishte ushqyer vetëm me ushqim artificial.

Kadaj-Bujupi ka përfunduar gjysmën e kohës së caktuar prej 30 ditësh paraburgim, pasi që kishte hedhur në dy seanca gazin lotsjellës. Ajo dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kadaj- Bujupi ishte arrestuar muajin e kaluar për shkak se kishte hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button