Davutoglu: Rusia po kryen spastrim etnik në Siri

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davotuglu, ka akuzuar sot Rusinë se po kryen fushatë të spastrimit etnik në Siri si dhe po ndihmojnë në forcimin e Shtetit Islamik.

“Rusia po tenton që ta pastrojë etnikisht Latakinë veriore në mënyrë që t’i dëbojë popullatën sunite dhe turke që nuk kanë marrëdhënie të mira me regjimin sirian, ka thënë Davutoglu gazetarëve në Stamboll”.

Kryeministri turk, transmeton AFP, ka thënë se aeroplanët rusë në sulmet ushtarake në Siri kanë sjellë forcimin e ISIS-it, pasi që siç ka thënë ai po qëllojnë caqet e forcave opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button