U miratuan ndryshimet ligjore për kontribute për sigurim social dhe pensional

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të ri të mbledhjes së 74-t i miratoi ndryshimet e ligjeve për kontribute nga sigurimi i detyruar social dhe për sigurimin invalidor dhe pensional.

Me ndryshimet propozohet që dispozitat nga ligjet të fillojnë të zbatohen prej 1 dhjetorit të vitit 2017. Me dispozitat u mundësohet bujqve individual, të cilët do të klasifikohen në tre kategori, t’i paguajnë kontributet sipas bazave të ndryshme, në bazë të të ardhurave të realizuara të ekonomisë bujqësore familjare.

-Tek kategoria e parë dhe e dytë ligji cakton që baza për pagesë të kontributeve të jetë 20 për qind nga rroga e paguar mesatare, e kumtuar në janar të vitit rrjedhës sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikave. Për bartësit e ekonomive familjare bujqësore nga kategoria e tretë, baza do të ejtë 50 për qind nga paga e paguar mesatare për punëtor në RM, sqaroi zëvendëskryeminsitri dhe minsitër i Financave, Zoran Stavreski, duke i asryetuar ndryshimet e Ligjit për sigurim të obliguar social.

Klasifikimi i bartësve të ekonomive bujqësore, siç theksoi Stavreski, është bërë në varshmëri të të ardhurave të realizuara.Deputetët e miratuan edhe Propozimin plotësues të ligjit për punësim të të huajve, me të cilin rregullohen kushtet dhe mënyra në të cilën mund të punojnë të huajt në shtet, si dhe procedurën për dhënien e lejeve të punës. Sipas ligjit, siç sqaroi zëvendësminsitri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, të huajt duhet të posedojnë leje për punë dhe t’u jetë i rergulluar statusi në shtet, ndërsa kuotat e lejeve për punë të të huajve do t’i rregullojë Qeveria me propozim të Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim.

Për shkak të mbajtjes së Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në të cilin është caktuar debati publik për Ligjin për lirimin me kusht (probacion), mbledhja plenare është ndërprerë deri në orën 15:30. Në vazhdim, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje dhe të Ligjit për ndërtim, të dy në procedurë të shkurtuar. Në rend dite të mbledhjes janë edhe ndryshimet  e ligjeve nga disa sfera, si dhe informata për ndotjen e parashtruar nga deputetë të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button