Ushtria izraelite vret një tjetër palestinez në Bregun Perëndimor

Në afërsi të qytetit Hebron të Bregut të pushtuar Perëndimor është vrarë një tjetër palestinez nën pretendimin se “ka plagosur dy ushtarë izraelitë pas një sulmi me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se “në Kiryat Arba (vendbanimi hebrenjë në afërsi të qytetit Hebron) një ushtar dhe një civil u goditën me thikë. Personi që ka kryer sulmin është qëlluar për vdekje nga ushtarët në vend”.

Shërbimi emergjent izraelit Ylli i Kuq i Davudit deklaroi se njëri nga të plagosurit ka lëndime të lehta, ndërsa tjetri lëndime më të rënda.

Për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe bastisjeve të kolonëve hebrenjë ndaj xhamisë Al-Aqsa-së tensionet në rajon janë rritur dukshëm dhe se me këtë ngjarje numri i palestinezëve të vrarë që nga tetori është rritur në 117. Në të njëjtën periudhë 21 izraelitë e kanë humbur jetën.

Nga ana tjetër “ekzekutimet e jashtëligjshme të palestinezëve në rrugë, të cilët nuk janë kërcënim” për Izraelin po shkakton kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button