Kthehet Shkodran Mustafi, shpreson në kualifikim

Mbrojtësi shqiptarë i Valencia dhe i reprezentacionit të Gjermanisë, Shkodran Mustafi i është kthyer skuadrës pas lëndimit që kishte, ndërsa në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ka dhënë një analizë për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve kundër Olympique Lyonnais që do të zhvillohet në “Mestalla”, transmeton Portalb.

“Për të gjithë futbollistë është gjë e keqe kur je i lënduar, pasi që nuk mundë të ndihmosh skuadrën dhe shokët e skuadrës. Dhe tani është një moment i lumtur për mua pasi që jam kthyer për të ndihmuar skuadrën, pikërisht për këtë punë jam këtu që të luajë futboll “, ka thënë Mustafi.

Shkodrani gjithashtu ka shtuar se ekipit do ti hyjë në punë shumë edhe rezultati Gent – Zenit St. Petersburg, por parasegjithash ata duhet ta fitojnë duelin e tyre.
“Mendoj se gjithmonë është vështirë kur nuk varet gjithçka nga ju, pasi që duhet pritur edhe rezultate nga ndeshje tjera nëse do ta kalojmë fazën e grupeve apo jo. Port ë gjithë në skuadër e dinë se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë, është të fitojmë ndeshjen tonë dhe pastaj të presim se çka do të ndodhë në ndeshjen tjetër. Gjëja më e keqe është të mendosh më shumë në ndeshjen tjetër dhe mos ta fitosh ndeshjen tënde”.

Valencia tani është me trajner të ri, në pankinë është ulur Gary Neville, ndërsa Mustafi beson që përvoja e Neville do të ndihmojë shumë skuadrën.
“Secili trajner sjellë mënyrën e tij të punës dhe stërvitjes. Mendoj se Gary Neville ka qenë një futbollistë i shkëlqyer, ka luajtur për skuadër të madhe, tani është këtu për të na ndihmuar ne. Mendoj se ai ka është personalitet dhe njohuritë që ka për futbollin do të na ndihmojnë ne mjaft. Ne jemi një skuadër me futbollistë të rinj dhe të gjithë mendojnë se nëse kemi një trajner me shumë eksperiencë, duhet dëgjuar me shumë kujdes që të mësosh diçka nga ai”.
Ndeshja Valencia – Olympique Lyonnais luhet sonte me fillim në orën 20:45, ndërsa në renditje kryeson Zenit St. Petersburg me 15 pikë, 7 pikë ka Gent, ndërsa Valencia e treta me 6 pikë. / Portalb .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button