Janë dhënë vërtetime për azil për 2.220 migrantë

Gjatë 24 orëve të fundit 2.220 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit, prej të cilëve 967 janë të gjinisë mashkullore, 461 të gjinisë femërore, 604 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 188 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër

Siç informoi MPB-ja, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit-917, Irakut-747 dhe të Sirisë-556.

Nga 19 qershori e deri më sot u janë lëshuar gjithsej 319.727 shtetasve të huaj, prej të cilëve 180.625 të gjinisë mashkullore, 51.098 të gjinisë femërore, 70.493 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, ndërsa 17.511 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë, 185.677, më pas të Afganistanit 77.570, nga Iraku 35.039), Irani 6.231, Pakistani 5.416, nga Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, Maroku 1.317, Kongo 514, nga Algjeria 453, Libani 434, Nigeria 279, derisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në Sektorin për azil në 24 orët e fundit nuk është parashtruar  kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 09.12.2015 deri te Sektori për azil janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin,  tre kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit gjatë ditës së djeshme janë evidentuar gjithsej 16 kërkues të azilit prej të cilëve pesë burra, dy gra, tetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, 12 kërkues shtesë të azilit janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button