Me komente, lajmit “i del boja”

[Recension: “I “del boja” Zaevit”]

Gazetarët shpesh i japin të drejtën vetes që të gjykojnë deklaratat e politikanëve. Kështu, duke harruar se për lexuesin se me rëndësi është njoftimi për qëndrimin e politikanit dhe jo komenti i gazetarit mbi atë qëndrim.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: I “del boja” Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 01.12.2015

Data e recensionit: 09.12.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë nuk është vendosur në kronikën e përshtatshme. Nga mënyra se si është trajtuar çështja, do të duhej të vendosej te opinionet / qëndrimet / editorialet.

Titulli është tendencioz sepse është zgjedhur një zhargon ordiner për të përshkruar një fenomen politik.

“Pas deklaratës shokuese për shqiptarët, ai tash kërkon që fajin t’ia hedh Ali Ahmetit për të arsyetuar atë që tha në Slloveni, e cila para shqiptarëve e nxjerë dyfytyrësh. Zaev dëshiron të luajë me shqiptarët, sepse diçka tjetër deklaron kur është jashtë Maqedonisë dhe përpara opinionit të jashtëm dhe maqedonas dhe diçka tjetër përpara shqiptarëve.”

Në vend se të sqarojë çështje që janë në interes të publikut, gazetari mbaron tekstin e tij me pyetje. Në këtë mënyrë ai shton edhe më tej dilemat e opinionit.

“Tash opinion nuk e ka të qartë kujt t’i besoj Zaevit që tha se grupi I Kumanovës është terroristë njësoj si ata të ISIS-it, apo këtij Zaevi këtu që është bë pishman dhe kërkon ta përfshijë Ali Ahemtin në këtë rast? Njohësit e rrethanave vlerësojnë se me deklaratën e fundit për rastin e Kumanovës, Zaev nuk mund më ta mbulojë dyftyrësinë, të cilën e manifestoi në Slloveni.”

Ai madje thirret edhe në qëndrime të “njohësve të rrethanave” pa transmetuar asnjë sqarim nga ndonjë ekspert, mbi çështjen që e trajton. Ky është një fakt që dëshmon se teksti është kryekëput koment, edhe pse në fund gazetari qëndrimet e tij mundohet t’i mbështesë te njohësit që kanë thënë diku diçka, por që nuk gjenden në tekst.

Në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë shkruan që:

  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.
  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button