Mjegulla i ka vështirësuar qarkullimin ajror dhe atë automobilistik

Dukshmëria e ulët nga mjegulla e ka vështirësuar zhvillimin e qarkullimit ajror në një pjesë të vendit.

Pas anulimeve dhe ricaktimeve të fluturimeve nga aeroporti në Shkup gjatë natës, sot në mëngjes janë krijuar kushte për fluturim dhe aterim prej të cilave një pjesë realizohen me vonesa, tregojnë nformacionet e fundit të ueb faqes së aeroportit “Aleskandri i Madh ” në Shkup – “TAV”.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM), dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në akset rrugore në Luginat e Pellagonisë, Dibër dhe Makedonski Brod, në akset rrugore Shtip-Veles-Shkup prej 50-60 metra, Shtip-Radovish dhe Shtip-Negotinë prej 50-100 metra, Shtip-Shën Nikollë-Kumanovë prej 30-50 metra, Radovish-Strumicë prej 30-50 metra, Tetovë-Gostivar deri në 100 metra, Makedonska Kamenicë-Koçan-Shtip prej 50 deri në 100 metra dhe Shkup-Veles deri në 100 metra.

Nesër dhe pasnesër do të ketë rritje të vranësirave, por do të fryjë erë mesatare veriore e cila do të shpërndajë mjegullën. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button