Maqedoni, ja sa ditë jopune do të ketë gjatë vitit 2016

Në pajtim me ligjin për festa, në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit të ardhshëm 2016, do të kemi 27 ditë jopune, njofton Portalb.

Në vazhdim mund t’i shihni ditët të cilat do të jenë të lira për qytetarët e Maqedonisë.

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë (11 ditë)

1 Janar (e premte) Viti i Ri
7 Janar (e enjte) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse
1 Maj (e diel) Dita e punëtorit (e hëna jopune)
2 maj (e hënë) – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
24 Maj ( e martë) – Shën Kirili dhe Metodij
7 Korrik ( e enjte) Fitër Bajrami
02 Gusht (e martë) Dita e Republikës
08 Shtator (e enjte) Dita e Pavarësisë
11 Tetor (e martë) Dita e Kryengritjes popullore
23 Tetor (e shtunë) Dita Luftës revolucionare maqedonase
08 dhjetor (e martë) Shën Klimenti i Ohrit

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse (5 ditë)

6 Janari (e mërkurë) – festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
19 Janari (e premte) – Festa e Ujit të bekuar
29 prill (e premte)– festa e Premtja e Madhe
17 Qershor (e premte) – Dita e shpirtrave
28 Gushti (e diel) – festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike (3 ditë)

28 mars ( e hënë) – festa e Pashkëve katolike –Pashkët janë ditën e martë
1 Nëntori (e martë) – festa e të gjithë Shenjtorëve
25 Dhjetori (e diel)– dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame (1 ditë)

13 shtator (e martë)– festa e Kurban Bajramit-dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

22 Nëntor (e martë) – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

27 Janari (e mërkurë) – festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

8 Prilli (e premte) – Dita ndërkombëtare e romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

23 Maji (e hënë) – Dita Kombëtare e vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

12 nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

28 Shtatori (e mërkurë) – Dita ndërkombëtare e boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë (1 ditë)

21 Dhjetori (e mërkurë) – Dita e arsimit në gjuhën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button