MPB nuk ka guxuar të shpërndajë veturat dhe sigurimin si t’i teket saj

Nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, mund të caktohen masa dhe aktivitete për sigurim edhe për personalitete tjera, nëse vlerësohet rreziku i shkallës së lartë i jetës dhe integritetit personal.

Në ligj saktësisht është caktuar se cilat persona mund të fitojnë sigurim nga MPB.

“Nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, mund të caktohen masa dhe aktivitete për sigurimin edhe të personaliteteve tjera, të cilët janë mbajnë funksione publike me kërkesë të tyre, varësisht nga vlerësimi i sigurisë, nëse është vlerësuar nivel i lartë i rrezikut të jetës dhe integritetit personal, për shkak të kryerjes së veprimeve të caktuara, gjatë kryerjes së funksionit”, shkruan Pravidiko.mk, transmeton Portalb, pasi që dje ministri Spasovski i nxori emrat e disa funksionarëve të VMRO-DPMNE-së që pa autorizim dhe me urdhër-gojarisht, u janë ndarë vetura zyrtare dhe kanë qenë të siguruar nga MPB.

Sipas Spasovskit, mes personave që kanë shfrytëzuar automjete dhe sigurim janë:

Kiril Bozhinovski – Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
Emil Dimitriev – Deputet dhe sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së
Mihajlo Manevski – Ish ministër i Drejtësisë
Martin Protugjer – Këshilltar i Kryeministrit
Goce Gjukleski- Qendra koordinuese nacionale
Johan Tarçullovski – ish i dënuar për “Lubotenin”
Amdi Bajram- deputet.

Çështja është, se realisht a janë kërcënuar me jetë këto persona?

 Lexo: Spasovski, zbardh emrat e titullarëve të VMRO-s që pa të drejtë kanë shfrytëzuar benefitet e MPB-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button