Ahmeti: Në zonën e Tetovës janë siguruar 4 investitor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit norvegjez, Anniken Huitfledt.

Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe Huitfledt diskutuan rreth situatës aktuale politike, zbatimit të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut, integrimit Euroatlantik, marrëdhëniet bilaterale dhe investimet norvegjeze në Maqedoni.

“Ahmeti theksoi që edhepse me vonesa të caktuara, marrëveshja është zbatuar në pikat kyçe të saj dhe pret që edhe pjesët tjera që kanë mbetur të tejkalohen së shpejti. Ahmeti nënvizoi nevojën e rikthimit të vëmendjes ndërkombëtare dhe përqëndrimit vendor politik në zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesë e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.  Procesi EuroAtlantik siguron marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm si dhe zhvillim ekonomik dhe investime të huaja. Ahmeti shprehu mirēnjohje për kompanitë shtetërore norvegjeze që menaxhojnë me Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lexo: Zona ekonomike në Tetovë, larg investimeve të reja

Lexo: A do të punojë Zona e Lirë ekonomike e Tetovës?

Lexo: LR-PDSH: Zona Ekonomike e Tetovës të jetë lëndë hetimi e Prokurores Speciale!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button