Në komunën e Ohrit, të punësuar vetëm dy shqiptarë

Vetëm dy shqiptarë janë të punësuar në Komunën e Ohrit, njëri në sektorin për turizëm dhe zhvillim lokal ndërsa tjetri në sektorin për sport, rini dhe OJQ. Për kryetarin Bakraçeski kompetencat e kandidatëve dhe kapacitetet e tyre janë parakusht themelor për punësim, njofton Alsat M.

“Ne kemi obligim që të mbajmë llogari për angazhimin e grupeve individuale etnike që jetojnë në Ohër. Në administratën e komunës, ndërmarrjet publike dhe institucionet që dalin nga vetëqeverisja lokale ka të punësuar nga disa grupe të komuniteteve etnike”, tha Nikolla Bakraçeski, kryetarë i komunës së Ohrit.

Partitë shqiptare BDI dhe PDSH në Ohër nuk deshën të komentojnë përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në Komunën e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button