Delawie dhe Zhbogar mbështesin vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i Zyrës së Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, biseduan për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbi zhvillimet rreth mbarëvajtjes së punës në Kuvend, raporton Anadolu Agency (AA).

Delawie dhe Zhbogar shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e punës së legjislativit, në mënyrë që të mos krijohen vonesa në nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Me këtë rast, ambasadori amerikan përcolli mesazhet e Sekretarit të shtetit, John Kerry, që Kuvendi i Kosovës është vend i debatit dhe vendimmarrjes demokratike, e assesi i veprimeve të dhunshme.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se, nuk ka rrugë tjetër për tejkalimin e situatës së krijuar, përveç rrugës së dialogut të hapur në mes të gjithë aktorëve të jetës politike dhe institucionale në Kosovë.

“Çdo ide apo iniciativë që ndihmon në drejtim të kësaj është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen time të plotë”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button