Motra e Stine, Alida Duka: Vëllai im i pafajshëm, gjithçka e ka arritur me forcat e veta

Motra e këngëtari Stine, Alida Duka ka reaguar në rrjetin social në lidhje me incidentin e të vëllait me Flori Mumajesin. Përmes një postimi në Facebook, Alida ka shkruar se i vëllai është i pafajshëm dhe se gjithçka që ka arritur e ka bërë me forcat e veta.

“Vëllai im sapo doli i pafajshëm sepse dhe ky është realiteti. Ne e kemi ndërtuar gjithçka kemi me forcat tona. Pa intriga dhe dallavere dhe kështu do të jetë gjithmonë, dhe shumë më mirë na ka dalë. Jemi njerëz që duam Paqe dhe nuk durojmë padrejtësi. Ju falenderoj të gjithëve kudo që jeni për suportin tuaj që treguat në këto momente”, – shkruan Alida Duka.

Ndërkohë vëllai i kantautorit Flori Mumajesi, Evis, i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ka thënë që versioni i këngëtarit Stine është një gënjeshtër dhe se do i shkojnë deri në fund gjithë kësaj.

“Do shkojmë deri në fund, avokati ynë po ndjek çështjen”. Shkak për sherrin banal është bërë vlerësimi i ulët prej 2 pikësh që producenti Mumajesi i ka bërë Stinës. Ndërkohë që ky i fundit e ka vlerësuar me 26 pikë “rivalin” e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button