Shpejtësia e ka “vrarë” lajmin

[Recension: Çka e pret Britaninë në Siri: Jelekë vetëvrasës dhe trupa të vekur]

Shpejtësia në gazetari është e rëndësishme, mirëpo shumë shpesh ndodh që shpejtësia ta “vrasë” lajmin. Kështu ka ndodhur edhe me këtë lajm, gjegjësisht përmbajtje mediatike.

Në vend që t’i përmbushë pritjet e lexuesve për informata për ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare atë ditë, media ka transmetuar lajm, i cili edhe përkundër titullit atraktiv – nuk ka asgjë. Kështu edhe titulli bëhet problematik dhe i zbrazët.

12042015-Telegraf-SirijaLinku deri te artikulli origjinal: Çka e pret Britaninë në Siri: Jelekë vetëvrasës dhe trupa të vekur (foto/video)

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2015 / 13:53

Data e recensionit: 04.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

TITULL BOMBASTIK – LAJM I ZBRAZËT

Ka dy fotografi për të cilat mungojnë informatat elementare përveç asaj se janë të ITV News. Nuk ka informatë, as përshkrim, nga të cilat do të mund të kuptonim se prej kur janë, çka ilustrojnë… Thjesht, mungojnë elementet e nevojshme për shkak të të cilave nuk do të dyshonim se fotografitë janë nga sulmet e Forcat ajrore mbretërore të Britanisë së Madhe (RAF) të kryera në Siri atë ditë.

Ka një video, gjegjësisht vetëm standup nga videoja, e cila, sikurse dhe fotografitë, nuk është shoqëruar me informacion se është nga dita e sotme, gjegjësisht pas sulmeve të para të aviacionit britanik. Në përmbajtjen e standup-it të gazetarit nuk ka informata të rëndisishme që duhet të na përcillen se bëhet fjalë për video-kronikë për një ngjarje aktuale nga dita e njëjtë kur filluan sulmet e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në këtë vend të Lindjes së Afërt.

Aq më tepër, kur do ta vizitoni ueb-faqen burimore prej ku është huazuar kjo përmbajtje do ta shihni se fillimisht ajo është publikuar një ditë para sulmeve në Siri, edhe pse është përditësuar më 3 dhjetor.

Domethënë, të konstatojmë: Në këtë përmbajtje mediatike me titull bombastik si paralajmërim, përveç informatave të parëndësishme si tekst, në fakt – nuk ka tekst?!?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button