Alarm për ndotjen e ajrit në Kinë

Autoritetet në Pekin sot mbyllën autostradat, pezulluan ndërtimet dhe i paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda pasi qyteti u mbulua nga smogu i dendur, transmeton Klan Kosova.

Qeveria në Kinë ka shpallur nivelin e dytë më të lartë për ndotjen e ajrit.

Për qeverinë kineze, ndotja e mjedisit është më tepër se sa një çështje që ka të bëjë me shëndetin, ajo është gjithashtu një çështje ekonomike.

Alarmi i kuq është më i larti i mundshëm dhe nuk është përdorur asnjëherë në qytet, ka raportuar Agjensia Shtetërore e Lajmeve, Xinhua.

Alarmi vjen në kohën kur Kina, ndotësi madh në botë, merr pjesë në bisedimet mbi emetimet e karbonit në Paris.

Çlirimi i gazeve në Kinën veriore shtohet shumë në dimër, me hapjen e sistemit të ngrohjes dhe kur era nuk ka forcën për t’i shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button