Nesër protesta e opozitës, rrugët që bllokohen dhe masat e marra

Protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme nga opozita, ka bërë që policia e kryeqytetit të marrë masa për mbarëvajtjen e saj. Në një qëndrim zyrtar thuhet se më datë 8 Dhjetor 2015, Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim- proteste nga ora 11.00 deri në orën 16.00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, njofton TeSheshi.

Gjatë kësaj kohe do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në rrugët:

-Bulevardi “Zogu i Zi”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”.

Në këto segmente rrugore do të ketë trafik të kufizuar. Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve si më poshtë:

Nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00’ deri në orën 16:00’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button