Turqia ndalon dërgimin e trupave në Mosul

Pasi autoritetet irakiane reaguan ashpër ndaj lëvizjes së trupave turke drejt Mosulit, ka qenë vetë kryeministri i Turqisë që ka njoftuar për ndalimin e transferimit të tyre.

Ahmet Davutogllu e ka bërë këtë nëpërmjet një letre të dërguar mbrëmjen e së dielës homologut të tij irakian, Hajdar Abadi, ku i shkruan: “Ne nuk do të dislokojmë më trupa në Bashika gjersa të largohen shqetësimet tuaja për çështjen.”

Ndërsa ka theksuar në letër angazhimin e Turqisë për bashkëpunim me Irakun, Davutogllu i ka bërë kryeministrit irakian një përshkrim të programit stërvitor ushtarak në Bashika, të detyrave dhe aktiviteteve të ushtarëve turq atje.

Sipas njoftimit të dhënë nga kryeministria turke, Ahmed Davutogllu ia ka bërë të qartë në letër kryeministrit irakian respektimin nga Turqia të integritetit dhe sovranitetit të Irakut. Në letër është nënvizuar: “Turqia nuk do të marrë asnjë hap kundër këtij parimi.”

“Dëshirojmë ta çojmë më tej dhe ta thellojmë bashkërendimin tonë me qeverinë irakiane në luftën kundër terrorit,” ka shkruar mes të tjerash Davutogllu.

Në përgjigje të zhurmës së krijuar pas lëvizjes së trupave turke drejt Mosulit, si pjesë e një plani stërvitor dhe mbështetës, Davutogllu e ka mbyllur letrën me një synim, “Ne nuk do t’i lëmë të shqetësuarit për bashkëpunimin tonë t’i arrijnë objektivat e tyre”, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button