Tekst i bazuar vetëm në një status në Facebook

[Recension: Në City Mall në Shkup kapet një veturë me pushka, municion dhe armë]

Ky material është marrë nga një vend tjetër, ku është bërë tekst nga një status në Facebook. Që është shumë joserioze për një tekst gazetaresk, si dhe për vetë televizionin që është mjaft i shikuar në rajon. Me këtë rast, teksti shërbehet me fjalë fyese me të cilat dëshirohet të nënçmohet ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski.

teroristi siti mol2.jpgLinku deri te artikulli origjinal: Në City Mall në Shkup kapet një veturë me pushka, municion dhe armë

Data dhe koha e publikimit: 29.11.2015

Data e recensionit: 30.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Statusi në Facebook, që është shkruar pas “denoncimit nga një dëshmitar okular” bëhet tekst në një “portal”, e prej aty “lajmi” fiton vend në ueb-faqen e një televizioni rajonal. Pastaj, “lajmi” i njëjtë u përhap edhe në rrjetet sociale pa e konfirmuar atë.

Sot pasdite, rreth orës 14 në parkingun e City Mall-it është realizuar një aksion për konfiskimin e një veture, e cila, sipas dëshmitarëve okularë, ka qenë përplot me armë, municion dhe bomba. Nga policia nuk e konfirmuan informatën e këtillë, mirëpo kjo nuk është për t’u çuditur nëse e kemi parasysh se në krye të policisë gjendet njeriu që bënte fotografi “selfie” me strehuesit e terroristëve në Lagjen e trimave, shkruan portali Infomax.

Në artikullin që e kemi para nesh, nuk vërehet se është bërë ndonjë pëprpjkje që (dez)informata e këtillë e huazuar (e shoqëruar me komente), të verifikohet në Ministrinë për Punë të Brendshme. Që është krejtësisht joprofesionale dhe në kundërshtim me parimet e gazetarisë së drejtë etike, ku parashihet se:

saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur (аmandamenti i parë)

Nga ana tjetër, është e paqartë se çfarë lidhje kanë fotografitë “selfie” të ministrit për punë të brendshme me konfiskimin e pretenduar të armëve dhe të municionit në “City Mall”?!

Vetë materiali, përndryshe, është përplot me fjalë ofenduese ndaj ministrit Oliver Spasovski, që është e palejueshme për një produkt gazetaresk.

Për shkak të gjithë kësaj, teksti që është subjekt i këtij recensioni meriton vlerësim negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button