Shpallet thirrja për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani në një takim me gazetarë informoi se sot, është shpallur thirrja e parë publike për projekt propozime nga INTERREG IPA Programi ndërkufitarë për bashkëpunim ndërmjet Greqisë dhe Republikës Maqedonisë për periudhën 2014-2020.

“Programi ndërkufitarë që Republika e Maqedonisë do të realizon në periudhën programore 2014-2020, ishte e miratuar nga Komisioni Evropian më datë 7 gusht, 2015. Ky program është në kornizat e implementimit të Instrumentit të Ndihmës Para Aderimit – IPA 2. Me këtë program parashihet të financohen projekte në vlerë prej 45.47 milion euro, të cilat do të implementimet nga shfrytëzuesit e projekteve nëpërmjet aktiviteteve të tyre në 5 rajone të Greqisë dhe në 4 rajone të Republikës së Maqedonisë. Rajonet që përfshihen me këtë program në Republikën e Maqedonisë janë: rajoni jugperëndimor, rajoni i Pellagonisë, rajoni i Vardarit dhe rajoni juglindor. Fondet janë siguruar nga Unioni Evropian, e cila financon 85% nga vlera e përgjithshme e projekteve, ndërsa pjesa e mbetur prej 15% do të financohet nga fondet nacionale të shteteve pjesëmarrëse, Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë”, theksoi ministri Shabani, i cili shtoi se, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është nominuar si organi nacional përgjegjës për bashkëpunimin ndërkufitar.

Ai iu bëri thirrje të gjitha palëve të interesuar që të aplikojnë me projekt aktivitete të përbashkëta në arritjen e rezultateve të përbashkëta.

“Projektet me të cilat do të aplikohet do të nxisin frymën e bashkëpunimit ndërkufitar në veçanti dhe do t’i përforcojë edhe më tepër aktivitetet e bashkëpunimit Evropian, aktivitete që kanë synim integrimin e Republikës së Maqedonisë në mekanizmin dhe funksionimin e Unionit Evropian për mirëqenie e të gjithë qytetarëve. Me këtë thirrje, projektet që do të selektohen për financim do të kenë në dispozicion shumën e fondeve në vlerë prej rreth 20.5 milion euro”, tha ministri Shabani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button