Rasti “Lagjja e Trimave”, gjykimi pas dyerve të mbyllura (FOTO)

Masat e sigurisë janë mjaftë të larta, nuk lejohet parkimi afër Gjykatës, në terren shihen forca të mëdha policore dhe ato të njësiteve speciale, raporton Portalb.

Gjykimi do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.

Familjarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancën e grupit të armatosur që ishin përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë me njësitin special të Maqedonisë, raporton Portalb.

Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekaj
Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekaj

Ata shprehen të habitur se për çfarë arsye nuk kanë të drejtë, të marrin pjesë në këtë seancë dhe se ata nuk presin drejtësi, sipas tyre nga ky shtet i padrejtë.

“Nuk do të na lejojnë me hy. Më habit fakti se nuk e lanë as ambasadorin të hyjë. Këtu nuk ka gjykim të drejt, këtu në Maqedoni nuk ka asgjë të drejtë. Unë kisha bërë apel te organet ndërkombëtare të drejtësisë, sepse nuk presim gjykim të drejt dhe njerëzor”, tha Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekaj.

Përpos familjarëve, nuk i është lejuar të hyjë brenda në sallë as ambasadorit të Kosovës.

Foto nga ngjarja, Portalb (5)
Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa

Policia nuk e ka lënë të futet brenda sallës ku do të mbahet seanca as ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Gazetari i Portalb-it, është në terren dhe po e ndjekë situatën, për çdo risi do të ju njoftojmë në vazhdim.

Përndryshe, prokurori që  ka ndërmarr rastin duhet të paraqes aktakuzën para Këshillit të Gjyqtarëve, të cilët duhet të vendosin se a ka ose jo bazë që rasti të shkoj në  seancë kryesore.

Seanca ka filluar, 29 të akuzuarit janë ulur para gjykatësit, ndërkaq nuk dihet ende se kur do të mbarojë e njëjta. Avokatët e të akuzuarve kanë ngritur ankesa duke konsideruar se aktakuza ndaj tyre është e pabazë.

Nga konflikti i armatosur që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ishin vrarë 10 anëtarë të grupit të armatosur, 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 37 të tjerë u lënduan. Për rastin në fjalë fillimisht ishin arrestuar tridhjetë persona dhe 7 tjerë në aksionin policor të tetorit. U dëmtuan 127 familje apo gjithsej 549 banorë; 26 shtëpi u dëmtuan pjesërisht, ndërsa 17 tërësish/Portalb.mk

Foto nga ngjarja, Portalb (6)
Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa
Foto nga ngjarja, Portalb (3)
Foto nga ngjarja, Portalb
Foto nga ngjarja, Portalb (2)
Foto nga ngjarja, Portalb
Foto nga ngjarja, Portalb (1)
Foto nga ngjarja, Portalb

68

75

85

512

 

ELG_4607 copy

ELG_4582 copy

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button