Berisha sulmon Digitalb: Po vjedh me Ramën 1.7 milionë dollarë

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në adresë të kompanisë Digitalb dhe kryeministrit Rama. Sipas tij, kompania në fjalë ka sjellë në portin e Durrësit 41 mijë dekodera, që siç thotë Berisha, për to do të bëhet një tender gjatë ditës së sotme, transmeton Java News.

Duke e konsideruar këtë si rast flagrant të abuzimeve me fondet publike, Berisha bën thirrje edhe një herë për protestë të fuqishme më 8 dhjetor.

Postimi i plotë i Berishës:

41.000 dekodera, porosi e Dixhitalb, mberriten dje ne doganen e Durresit. Neser Edi Rama shpall fitues te tenderit te dekoderave, Dixhitalbin, dhe vjedh se bashku me te 1.7 milione dollare.

Te dashur miq, dje Digitalb ka sjelle ne doganen e portit te Durresit, 41,000 dekoderat per te cilat do behet tenderi me date 7 dhjetor. Pa u zhvilluar tenderi fare, kompania Dixhitalb ka ndare parate me Edi Ramen dhe ka sjelle dekoderat. Po te shohesh dokumentet e tenderit, si asnjehere kerkohet qe te shperndahen 41,000 dekodera VETEM per 10 dite!!!

Dmth nuk ka kohe, tenderi eshte fiktiv dhe dekoderat duhet te jene gjendje para dates 7 dhjetor. E turpshme edhe qe burimi i financimit eshte Fondi i Emergjencave te Shtetit, ai qe perdoret per permbytjet apo reshkitjet e dherave. Ne permbytjet e marsit 2015 nuk u shpall gjendja e jashtezakonshme dhe nuk ju dha asnje lek banoreve nga fondi i emergjences se shtetit, ndersa tani del se 1.7 milione dollare te emergjencave do perdoren per te ndare Edi Rama parate me Digitalb per gjoja familjet ne asistence.

Paradoksi qendron edhe ne faktin se ndihma ekonomike ju hoq 40,000 familjeve vetem pse kishin TV ne shtepi, ndersa tani atyre qe nuk kane TV do u japin dekodera. Po kush i pyeti edhe ato familje nese do preferonin dekoder apo 42 dollare ne dore. Skandal i vertete, perdorin meshiren per te vjedhur. Jane te pacipe dhe e dine veten te perjetshem.

8 dhjetori eshte dita e revolucionit demokratik. Populli do te triumfoje! sb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button