Goditi Flori Mumajesin, arrestohet Stine

Këngëtari Ernest Duka i njohur me emrin e artit si Stine është shoqëruar në polici, pas goditjes deri në gjakosje të këngëtarit Flori Mumajesi.

Mësohet se Stine, është shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet gjatë pasdites së sotme, i kapur në ambientet e një lokali. Mesnatën e kaluar ai akuzohet se goditi me shishe në kokë dhe grushte, këngëtarin Flori Mumajesi, si shenjë pakënaqësie për mos vlerësimin e këngës së tij me pikë gjatë spektaklit muzikor “Kënga Magjike”, transmeton Noa.

Duka u shpall në kërkim i akuzuar për “plagosje e lehtë me dashje” vepër penale që dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Mes Stines dhe Florit ndërhyri edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi), ndërsa nuk dihet ende saktësisht roli i tij në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button