Gjërat që meshkujt nuk i kuptojnë te ju vajza, ja cilat janë

Meshkujt gjithmonë ankohen se femrat janë të vështira për t’u kuptuar dhe se ata nuk po munden të gjejnë mënyrën e duhur për t’i kënaqur ato. Ja 3 gjërat që ata nuk i kuptojnë:

Luajmë nxehtë dhe ftohtë
Shumica e meshkujve janë konfuzë edhe me këtë çështje. Mënyra e tyre logjike e të menduarit nuk i lë ata të kuptojnë pse ne luajmë nxehtë dhe ftohtë në të njëjtën kohë. Ndërsa ne nuk vendosim dot nëse e pëlqejmë apo jo dhe nëse duam të qëndrojmë shokë apo duam diçka më shumë. Ata thjesht, nuk e kuptojnë çfarë ndodh me ne në këtë rast. Ky ndryshim i papritur i sjelljes sonë, i shqetëson shpesh meshkujt. E vërteta është që duhet ta shmangësh lojën me ndjenjat e meshkujve, ndaj edhe duhet të vendosësh nëse do që ai të jetë i dashuri yt apo jo, kaq. Kjo ndoshta është e vështirë, por është gjëja që duhet të bësh, sepse ai mund të mendojë që po i jep shpresa të kota dhe në fund të lodhet.

Çfarë mendojnë vajzat se është seksi – besimi apo pamja e jashtme?
Disa thonë se ne bëjmë kujdes për pamjen e jashtme, ndërsa të tjerë mendojnë se ne vlerësojmë më shumë besimin si diçka seksi. Djemtë kanë opinione të ndryshme në këtë pikë dhe nuk e dinë cili opsion është i saktë. Kur ti e sheh një djalë për herë të parë, e shikon se si duket apo jo? Por nëse nuk e pëlqen pasi e sheh për herë të parë, mund të kesh një tërheqje fizike pas një bisede të shkurtër që ke bërë me të, për shkak se të jep siguri dhe besim. Është e rëndësishme që të dy këta faktorë luajnë rolet e tyre. Edhe një djalë i thjeshtë mund të duket seksi nga mënyra e jetës së tij, por edhe shumë meshkuj tërheqës mund të të zhgënjejnë për shkak të pasigurisë që mund të ketë në vetvete.

Zona e miqësisë
Kjo është një pikë tjetër konfuze e femrave që meshkujt nuk e kuptojnë. Ata nuk mund ta kuptojnë pse ne nuk duam të flemë me ta, nëse na duken tërheqës. Sepse një vajzë që njeh një djalë tërheqës, nuk do të thotë se do te flejë me të. Këtu nuk bëhet fjalë për kiminë seksuale, shkruan revista class. Shumë vajza kanë shokë vërtet të pashëm, por nuk mendojnë kurrë të flenë me ta. Nëse nuk ka kimi seksuale mes një djali dhe një vajze, ajo e ka futur në zonën e miqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button