Ndjenja e të ftohtit është ngjitëse

Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga Universiteti i Sussex në Britani të Madhe. Vullnetarëve që i shikuan videot e njerëzve duke i vënë duart e tyre në ujë të ftohtë temperatura e trupit të tyre kishte rënë në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas studimit të shkencëtarëve në Brighton and Sussex Medical School tregohet se njerëzit janë të ndjeshëm ndaj “infektimit me temperaturë”.

Neuropsikiatri dr. Neil Harrison, i cili e udhëhoqi hulumtimin, sugjeron se ndryshimet e tilla të pavetëdijshme fiziologjike mund të na ndihmojnë të ndiejmë ndjeshmëri me njëri-tjetrin dhe të jetojmë në komunitete.

“Njerëzit janë thellësisht krijesa sociale dhe shumë prej sukseseve të njeriut rezultojnë nga aftësitë tona për të punuar së bashku në komunitete komplekse – kjo do të ishte e vështirë për ta bërë në qoftë se ne nuk do të ishim në gjendje të kemi ndjeshmëri të shpejtë me njëri-tjetrin dhe t’i parashikojmë mendimet, ndjenjat dhe motivet e njëri-tjetrit.”

Për hulumtimin, i cili u botua në revistën PLoS ONE, 36 pjesëmarrës i shikuan tetë videot e aktorëve duke i vënë duart e tyre në ujin i cili ishte ose dukshëm i ngrohtë ose i ftohtë.

Në të njëjtën kohë temperatura e duarve të tyre ishte matur. Duart e tyre ishin dukshëm më të ftohta kur i shikuan videot me të ‘ftohtë’. Megjithatë, videot e ‘ngrohta’ nuk shkaktuan ndryshime.

Dr. Harrison shpjegon: “Ne mendojmë se kjo është ndoshta për shkak se videot e ngrohta janë më pak potente – i vetmi aluzion se uji ishte i ngrohtë ishte avulli në fillim të videos dhe ngjyra rozë e dorës së aktorit (ndërsa kubëzat e akullit ishin qartë të dukshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së videos së ftohtë).

Gjithashtu ka disa prova të cilat sugjerojnë se njerëzit mund të jenë më të ndjeshëm se të tjerët që kanë më shumë të ftohtë sesa të nxehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button