Opozita nga Gjakova: Nuk guxon askush të luaj me Kosovën

Në Gjakovë u mbajt sot manifestimi i parë i tri partive opozitare, që janë paraparë të mbahen nëpër komunat kryesore të Kosovës për të kundërshtuar kështu marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Të pranishëm mbanin në duar pankarta nga më të ndryshmet ku shkruhej, “Poshtë Zajednica”, “Lironi Protestuesit dhe Arrestoni Hajnat”, “Hashimi e Nisi, Isa e Bitisi”, e shumë mbishkrime të tjera, dhe se gjatë tërë kohës brohoritnin “Zajednica nuk do të kalojë”.

Qytetarëve me fjalë rasti iu drejtuan tre liderët e subjekteve opozitare, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe ai i Nisma-së për Kosovën, Fatmir Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button