Zhbogar: Suksesi i drejtësisë po pengohet nga korrupsioni

Përfaqësuesi i zyrës së BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar në fjalën e tij në konferencën e pestë për Gjyqësorin në Kosovë, ka dhënë vlerësimet e tij për punën e drejtësisë kosovare.

Ai ka thënë se përkundër punëve të mira që kanë kryer institucionet e Kosovës duke e reformuar sistemin e drejtësisë, ende mbeten sfida të mëdha drejt funksionalizimit të plotë të organeve të drejtësisë.

Sipas tij, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfidat kryesore me të cilat përballen gjykatat dhe organet tjera të drejtësisë në Kosovë, duke përmendur ndërhyrjet nga jashtë dhe frikësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë është ende në një fazë të hershme të zhvillimit të mirëfilltë të një sistemi drejtësie, ashtu siç është thënë në Raportin e Progresit për Kosovën të vitit 2015. Fatkeqësisht administrimi i drejtësisë në Kosovë është i dobët. Fatkeqësisht barazia përpara lig jit në mënyrë të vazhdueshme është sfiduar. Një sistem drejtësie është çelësi i progresit të gjithmbarshëm për Kosovën. Është çelësi për zhvillimin ekonomik për Kosovën. Është çelësi për të bindur kompanitë e huaja për të investuar në Kosovë… Suksesi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë i penguar nga niveli i lartë i korrupsionit latent dhe frikësimi i organeve të drejtësisë dhe institucioneve tjera publike. Ne konkludojmë se janë dy sfida kryesore për sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe ato janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar…Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, nuk duhet të ketë ndërhyrje nga askush. Kjo është e rëndësishme për gjyqtarët dhe prokurorët për të garantuar punën e suksesshme të tyre”, ka thënë Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button