Kiracovski: Gruesvki manipuloi me qytetarët e Manastirit

Në vitin e tij të tetë të qeverisjes, si politikan i fundit aktiv nga tranzicioni, Gruevski dje në Manastir nuk sqaroi pse në shtetin tonë çdo i dyti është i varfër dhe cili është vizioni i tij me të cilën qytetarët do të jetojnë më mirë në vizionin e tij ‘për rilindjen ekonomike të vendit’, me të cilën të mos harrojmë në vitin 2006 erdhi në pushtet. 

Këtë e deklaroi nënkryetari i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, duke akuzuar se Gruesvki dhe VMRO-DPMNE-ja mbrëmë kanë tentuar të manipulojnë me qytetarët e Manastirit.
 
“Edhe pos mirëseardhjes së mbrëmshme të kryeministrit Gruevski, nga funksionarët lokal dhe anëtarët e partisë së tij në Manastir, ai nuk e tregoi të vërtetën në të cilën gjendet Maqedonia. Nuk pati guxim të tregojë pse edhe pos asaj që jetojmë në vitin 2013, ne ende, sipas raportit të Komisionit Evropian, duhet patjetër të punojnë për pavarësinë e gjyqësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve, përforcimin e institucioneve demokratike dhe çka është me e trishtueshme, ndarja e drejtësisë selektive dhe paraburgimet e gjata”, tha Kiracovski.
 
Ai akuzoi Gruevskin për nepotizëm në lidhje me punësimin e të afërmve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së përmes lojës së fatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button