Zaev më i informuar se MPB, policia nuk konfirmon paralelen Paris – Kumanovë

Edhe pse kryetari i LSDM-së Zaev paradokohe deklaroi se disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës, kanë lidhje me grupe terroriste që veprojnë në Siri, nga Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Oliver Spasovski nuk i konfirmojnë pohimet e liderit të opozitës.

Në përgjigjen  me shkrim që morëm nga MPB-ja  thuhet se informatat janë konfidenciale dhe do të duhet të drejtohemi deri tek prokurori publik, shkruan TV 21.

Ne kërkuam prononcim nga kryetari i LSDM-së , se si ka mundësi, informacionet që Ministria e Punëve të Brendshme i konsideron si konfidenciale, ti posedojë lideri i opozitës. Nga Zaev nuk morëm përgjigje.

“Është rast i montuar, ndërsa njerëzit që kanë marrë pjesë në Kumanovë kanë marrë pjesë edhe në luftërat e Sirisë”,  deklaroi para disa ditëve kryetari i LSDM-së, Zaev i cili ngjarjet në Lagjen Trimave madje i krahasoi me sulmin e fundit terrorist në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button