Dybala fenomen, më i mirë edhe se Tevez

Paulo Dybala më mirë se Carlos Tevez. Në verë askush nuk do ta kishte menduar dicka të tillë por pasi ka kaluar 1/3 e sezonit janë shifrat që i dalin në krah ish sulmuesit të Palermos.

Nga një argjentinas te një tjetër, pas suksesit të pestë radhazi në kampionat në shtëpinë e Juventusit tashmë ëndërrojnë titullin.

Përpara dy muajsh trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri u shpreh se në fund të këtij viti Juventusi do të ketë një pozicionim shumë më të mirë në renditje dhe deri tani e ka mbajtur fjalën por për të bërë këtë, teknikut livornez i janë dashur golat dhe asistet e Paulo Dybalas.

I udhëhequr nga 22-vjecari argjentinas i cili ka ulur në stol një lojtar si Alvaro Morata, Juventusi i është afruar ndjeshëm kreut të klasfikimit dhe i ka të gjitha mundësitë për tentuar fitimin e titullit të 5-t kampion radhazi në Serinë A.

32 milionë Euro plus 8 milionë të tjera në formë bonusesh për kartonin e Dybalas u dukën shumë në verë, por tashmë bardhezinjtë po marrin frytet e investimit të tyre. Në 2 sezonet e kaluara ishte Carlos Tevez me golat dhe asistet e tij ai që i dha një dorë të fuqishme Juves drejt fitimit të kampionatit. Por nëse krahasojmë ecurinë e Dybalës me atë të Apashit në 15 ndeshjet e tyre të para, 22-vjecari nga Cordoba ka bërë më mirë se Tevez.

Ish lojtari i Palermos edhe pse ka luajtur një ndeshje më pak ndërsa vetëm 10 prej tyre i ka nisur si titullar ka realizuar të njëjtin numër golash sa edhe Tevez, 7 . Edhe përsa i përket asisteve të dy argjentinasit janë në baraspeshë 3-3. Me një Paulo Dybala në formë të tillë gjatë gjithë sezonit për këtë Juventus nuk ka asgjë të pamundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button