Donçev: Incizimet rreth shitjes së Makedonska Bankës, janë autentike

Ish sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së dhe bashkëpunëtor i Nikolla Gruevskit, Den Donçev, deklaroi se incizimet rreth shitjes së Makedonska Bankës, që i publikoi Zaev një vit më parë janë autentike. Në intervistën për emisionin “360 gradë” në Alsat, Donçev pranoi se incizimet që zbardhën bisedimet për shitjen e Makedonska Bankës nga ana e Nikolla Gruevskit dhe marrjen e 1,5 milion eurove në dorë, ku Donçev gjithashtu ishte i përfshirë si ndërmjetës, pavarësisht se gjykata nuk i procedoi, nuk janë të montuara apo krijuara, njofton Alsat M.

“Incizimet nuk janë nga shërbimet e huaja dhe mua më tingëllojnë sikur nuk janë të montuara, të ngjitura, dhe as të krijuara. Megjithëse këtë duhej ta konfirmonte gjykata, ajo fatkeqësisht jo vetëm që nuk e vërtetoi vërtetësinë e këtyre materialeve por as nuk lejoi që incizimi i cili ishte objekt i padisë për fyerje të ishte lëndë në procesin gjyqësor, në fund u vërtetua se kishte fyerje për diçka që nuk u procedua nga gjykata…Përmbajtja e incizimeve përputhet me informatat e mia rreth ngjarjeve të asaj periudhe dhe mënyrës si ishte shitur Makedonska Banka”, tha Den Donçev, ish sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.

Rikthimi i lirive dhe vlerave demokratike, sipas Donçev, do ta hapin perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button