Turqi, detyron qenin të pijë alkool, gjobitet me 159 euro

Pasi që në rrjetet sociale u shfaqën pamjet se si detyronte qenin të pijë alkool, personi E.K. nga Sivas të Turqisë, është dashur të paguajë gjobë prej 499 lira turke (159 euro), raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale kanë vendosur të dënojnë personin E.K. sepse detyroi qenin të pijë alkool, që është në kundërshtim me ligjin.

Sipas një komunikate të Ministrisë lokale të Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, në pjesën e ligjit për të drejtat e kafshëve në Turqi, nëse nuk ka arsye shëndetësore për atë, është e paligjshme të detyrohen kafshët të pijnë apo të hanë diçka që do të dëmtonte shëndetin e tyre apo të shkaktonte varësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button